Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Absolut 4”, Patozi: Partitë e reja janë shumë më të frikësuara nga tjetërsimi i votës

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 21:24 | Politikë
“Absolut 4”, Patozi: Partitë e reja janë shumë

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në studion e “Absolut 4”, u shpreh se partitë e reja janë ato që i frikësohen më shumë parregullsive në zgjedhje.

“Zgjedhjet tona kanë qenë problematike, sidomos në 10 vitet e fundit. Partitë e reja janë shumë më të frikësuara nga tjetërsimi i votës, pasi çakejtë e politikës vjedhin njëri-tjetrin, por më shumë partitë e vogla. Ka disa rrethana që neve na bëjnë pak më optimistë se herët e tjera, pasi konteksti politik është i tillë që palët nuk janë të interesuara që të kenë zgjedhje të këqija. Edhe Kodi Elektoral, që ishte një lloj akrobacie, sërish prania e votës preferenciale bën që të ketë më shumë prozhektorë për vëzhgimin e zgjedhjeve. Por, në rast se zgjedhjet preken, të jeni të sigurtë që do t’i prekin të njëjtat parti politike që i kanë prekur më parë. Qeveria është ajo që i prek më shumë, por edhe forcat e tjera politike nuk e kanë mbajtur dorën te partitë e reja. Shpresoj që të jenë zgjedhjet e fundit që bëhen me komisionerë politikë”, deklaroi Patozi.

https://a2news.com/2021/03/04/patozi-skemi-dale-te-vrasim-bajlozin-e-zi-por-duam-qe-kryeministrin-ta-fusim-ne-kafaz/

Sipas tij, “Partia Demokratike, për fat të keq, në 5 qershor zgjodhi që Shqipëria të ngelte siç ishte, pa aktorë të rinj politikë”.

“Ajo donte të ngelej tek për tek me mazhorancën. Që nga ajo ditë, nuk kemi pasur më asnjë kontakt. Ne nuk kemi keqardhje për këtë. Ky është problem i PD-së në radhë të parë dhe atyre të tjerëve që e konsiderojnë veten si opozita e bashkuar”, shtoi Patozi.

https://a2news.com/2021/03/04/patozi-presidenti-me-i-shqetesuar-per-zgjedhjet-sesa-gruaja-e-tij/

Ndërsa, analisti Lutfi Dervishi nënvizoi se “ato që përmendi zoti Patozi si elementë pozitivë, janë shenja, por nuk përbëjnë garanci” për zgjedhje të ndershme.

“Nuk është fjala se çfarë do të ndodhë në datë 25, sepse në atë ditë nuk do të ndodhë gjë, por çfarë do të dalë më pas me përgjime e akuza”, nënvizoi Dervishi.

Sipas analistit të A2, Afrim Krasniqi, tha se Sshpresën e zgjedhjeve nuk e sheh te partitë politike, por te institucionet. Gjithashtu, kritikoi partitë e reja politike se ata e konsiderojnë gabimisht veten sikur sot kanë nisur të jetojnë në Shqipëri.

https://a2news.com/2021/03/04/patozi-nuk-kemi-nevoje-per-skenderbe-e-hamza-por-per-udheheqes-normale/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu