Chelsea fundos Liverpool-in dhe kap zonën Champions

liv chel 600x338

Chelsea ka arritur një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme ndaj Liverpool, duke u ngjitur në vendin e katërt të klasifikimit, pozicioni i fundit në renditje që të siguron pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një gol i Mason Mount i dha 3 pikët ekipit të Tuchel dhe në të njëjtën kohë zhyt në krizë të thellë “Të kuqtë” e Jurgen Kloppit, që tashmë e shohin veten në vendin e 7 të renditjes.

Kjo ishte humbja e pestë radhazi e Liverpool në “Anfield Road”.