Dorëzohet në SPAK padia për inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi: Tani është koha që drejtësia të tregojë veten

kryemadhi 3 nentor frame 1055 1100x620

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për shkeljet ligjore të pretenduara në praktikën e ndjekur për inceneratorin e Tiranës.

“SPAK i ka gati dhe në dispozicion provat. Tani është koha që drejtësia të tregojë veten dhe të japë drejtësi në interes të qytetarëve shqiptarë”, shkroi Kryemadhi në Facebook, duke publikuar foto nga kallëzimi i dorëzuar.

SPAK i ka gati dhe në dispozicion provat. Tani është koha që drejtësia të tregojë veten dhe të japë drejtësi në interes të qytetarëve shqiptarë.

Posted by Monika Kryemadhi on Thursday, March 4, 2021

Kryemadhi e kishte quajtur “vjedhja e shekullit” kontratën e inceneratorit, dhe akuzon drejtpërdrejt ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili në atë kohë ka qenë pjesë e vetë LSI. Sipas Kryemadhit, Koka ka shkelur ligjin në praktikën e ndjekur për inceneratorin e Tiranës. Veprimet e ministrit të Mjedisit të kohës janë refuzuar nga disa dikastere, por në finale kanë marrë firmën e kryeministrit dhe kryebashkiakut.

Vetë Koka iu përgjigj të mërkurën akuzave, duke thënë se procedura e incerenatorit të Tiranës është bërë konform ligjeve.