E paprecedentë në Champions League, Liverpool-Leipzig luhet sërish në Budapest

Budapest 1100x620

Vendim i paprecedentë në Champions League. Ndeshja e kthimit ndërmjet Liverpool dhe Leipzig do të luhet në Budapest, aty ku u zhvillua edhe sfida e parë ndërmjet dy skuadrave.

UEFA zyrtarizoi vendimin, për shkak të situatës pandemike dhe masave shtrënguese të disa vendeve, të cilat ndalojnë hyrjen në kufij prej rrezikut të infektimeve.

Edhe në rast të lejeve të veçanta, duke qenë se skuadra gjermane duhej të qëndronte në karantinë në Angli, u vendos që edhe takimi i kthimit të zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë.

Ndeshja e parë në Arenën “Puscas” u fitua 2-0 nga Liverpool, që është një hap larg çerekfinaleve.