Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ishte shpallur i vdekur, 27-vjeçari zgjohet pak para autopsisë

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 07:28 | Bota
Ishte shpallur i vdekur, 27-vjeçari zgjohet pak para autopsisë

Një 27-vjeçar që u shpall i vdekur pas një aksidenti automobilistik me motor, u zgjua në sallën e operacionit, pak para se mjekët të fillonin autopsinë.

Historia e publikuar në “Times of India”, ndodhi në spitalin publik të Mahalingapur, në Karnataka të Indisë. Lëvizjet e tij u vunë re nga mjeku i cili po përgatitej për procedurën. Pas ekzaminimit të mëtejshëm, 27-vjeçari ishte ende gjallë.

Pacienti ishte transferuar në institucionin publik nga familja e tij për procedurat e kërkuara nga sigurimi i jetës, pasi mjekët në një klinikë private e shpallën atë të vdekur dhe i shkëputën aparatin e frymëmarrjes.

"Një gabim shumë i rëndë nga klinika private që për fat të mirë nuk kaloi në tragjedi”, i tha mediave një zyrtar i Departamentit të Shëndetit Publik Shtetëror.

A2 CNN Livestream

Dita jonë