Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koduzi: Shqipëria është një “Wuhan” i madh, qeveria ul artificialisht të infektuarit

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 10:31 | Politikë
Koduzi: Shqipëria është një “Wuhan” i madh,

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, i ftuar në A2, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore që menaxhojnë situatën e pandemisë në vend.

Sipas tij, “është e vërtetë që ditët e fundit ka një rënie të lehtë të infektuarve, por po të shihet me vëmendje, pozitiviteti mbetet shumë i lartë, dje ka qenë 27% . Kjo do të thotë që qeveria, duke ulur numrin e testimeve, ul artificialisht edhe numrin e të infektuarve. Po të ishin 4000 testime si javët e kaluara, do të shkonim sërish mbi 1000 të infektuar. Personat  e infektuara janë aty, dhe treguesi është numri i personave që humbin jetën”.

Koduzi vijon duke thënë se: “Sot kemi rreth 35 mijë persona aktualisht, dhe dihet që zakonisht 10% e tyre kërkon kujdes në spital, ndërkohë që sipas MSH janë 650 personat aktualisht të shtruar, pra do të thotë që të tjerët po kurohen në shtëpi”.

Sipas tij, situata është tashmë jashtë kontrollit, dhe ai e cilëson Shqipërinë si një “Wuhan i madh, një spital i madh”, dhe faji për këtë i faturohet qeverisë, që “ka marrë gjithmonë masa të vonuara dhe joprofesionale, duke mos zbatuar trinomin e njohur testim-gjurmim-trajtim”, ka rimbursuar  “vetëm 5% të personave që kanë kaluar COVID”, dhe ka hapur me vonesë spitale rajonale.

“Po të kishin respektuar planin me 5 pika që PD i kishte propozuar, gjërat do të ishin shumë m mirë”, thotë Koduzi.

Ndërkohë, 25 prilli po afrohet, dhe masat e distancimit social mund të përfaqësojnë një problem jo të vogël për fushatën elektorale, por Kuduzi mendon se rezultati do të jetë i njëjtë. “Shqipëria është një vend europian, fushata mund të bëhet edhe me teknologjinë, derë më derë, pa qenë nevoja për t’u grumbulluar, rendësi ka që më 25 prill do të ketë një votim masiv për të ndryshuar këtë qeveri”, deklaroi ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani