Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Maliq, protestojnë banorët: Kishim tokat në përdorim, ia dhanë kompanisë private pa konsultim

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 10:53 | Aktualitet
Maliq, protestojnë banorët: Kishim tokat në përdorim, ia

Banorët e Maliqit kanë protestuar sot, duke akuzuar përvetësimin e tokave të tyre nga një kompani private.

Sipas banorëve, tokat të cilat ata i kishin në përdorim, të ndara me komision vite me parë, janë duke u privatizuar nga një kompani private, me lejen e Ministrisë së Bujqësisë.

Banorët shprehen se vitet e fundit u ishte premtuar nga bashkia dhe pushteti i sotëm se ata do të merrnin dokumentacionin përkatës të tokave dhe aktin e marrjes së tokës.

Sipas protestuesve, tanimë tokat i përkasin dikujt tjetër, por askush nuk u konsultua me këta banorë për sqarime.

A2 CNN Livestream

Dita jonë