Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Meta: Kush nuk voton nuk mund të kërkojë llogaridhënie, nuk pres që zgjedhjet e lira të vijnë nga drejtësia

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 12:49 | Politikë
Meta: Kush nuk voton nuk mund të kërkojë llogaridhënie, nuk

Në një takim virtual me për përfaqësues të shoqërisë civile, presidenti Ilir Meta i është rikthyer çështjes së zgjedhjeve por edhe drejtësisë në vend, duke deklaruar se qytetarët që nuk votojnë nuk kanë të drejtë morale për të kërkuar llogaridhënie.  

“Fuqia e çdo qytetari është vota e tij, sepse çdo përgjumje dhe indiferencë nuk i shërben demokracisë dhe vetë qytetarit për të qenë më aktiv në procesin e llogaridhënies, që në këtë vend pothuajse nuk ekziston më. Mendoj që kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes ose mosdëgjimit të zërit të tij. Çdo qytetar që shkëmben votën me favore ose e shet, e ka humbur çdo të drejtë llogaridhënie edhe ndaj atij që i ka ofruar favorin ose paratë”, deklaroi Meta.

Ndaj, sipas presidentit, “kemi nevojë për një bashkërendim për të garantuar një proces sa më dinjitoz për vendin, i kemi të gjitha mundësitë, dhe është kushti kryesor për çelje së negociatave me BE”.

Presidenti sulmoi edhe njëherë sistemin e drejtësisë në vend.  “Unë nuk pres nga drejtësia që të vijnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. I dimë problemet dhe e dimë si është zbatuar reforma e drejtësisë. Nuk do të ishim këtu po të kishte funksionuar prokuroria, tashmë përballe SPAK. Por kam bindje të plotë se në qoftë se nuk kemi atë drejtësi që prisnim, për shkak të Dibrës dhe Shijakut, nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të çlirohet nga kjo trysni politike edhe drejtësia”, ishin fjalët e presidentit me shoqërinë civile.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani