Pandemia në arsim, deri në 300 nga 1000 mësues janë zëvendësuar

Pas urbanëve dhe bareve, godinat arsimore kanë qenë kryefjala e ekspertëve të shëndetit dhe arsimit si një nga vatrat e infektimit nga Covid-19.

Në gati një vit pandemie ende nuk ka të dhëna mbi numrin e saktë të arsimtarëve të prekur nga koronavirusi. Nga Ministria e Arsimit thuhet se situata është e menaxhueshme, ndërsa sindikata e arsimit shpreh kritika mbi zbatimin e protokolleve anticovid në institucionet arsimore.

Probleme ka edhe në transportin e mësuesve dhe nxënësve në rrethe. Mbyllja e shkollave nuk shihet si alternativë nga të dyja palët, në një kohë kur urbanet dhe baret janë të hapura. Më së tepërmi sugjerohet që të shtohet vigjilenca ndaj kujdesit shëndetësorë në godinat arsimore.

Sipas sindikatës së Arsimit, aksesi në internet dhe pajisjet teknologjike për pjesëmarrjen në mësimin online, mbetet një tjetër problem për mësuesit dhe nxënësit pas kujdesit që duhet të tregojnë për shëndetin.