Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Presidenti në zgjedhje, Meta: Cironkat e SPAK kanë paragjykuar 25 prillin

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 17:24 | Politikë
Presidenti në zgjedhje, Meta: Cironkat e SPAK kanë paragjykuar 25

Fokusin te zgjedhjet parlamentare të 25 prillit këtë herë Ilir Meta e solli në mënyrë institucionale. Presidenti organizoi një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile përpara të cilëve justifikoi sjelljen dhe tonet e kohëve të fundit, jashtë kostumit institucional.

“Është i detyruar për të intimiduar ata që duan të vrasin besimin te vota e lirë në kushtet kur nuk kanë funksionuar dhe nuk funksionojnë institucionet”, tha Meta.

Garant për këto zgjedhje mund të ishte edhe Prokuroria e Posaçme, thotë Presidenti,të cilës nuk ia kursen kritikat.

“Pa dyshim që ne do të mbështetim të gjithë institucionet që të bëjnë detyrën e tyre. I kemi dhënë mbështetje SPAK-ut prej kohësh. Me cironkat e dosjes së Dibrës dhe të Shijakut nuk trembet asnjëri dhe ata që planifikojnë të vënë dorën mbi procesin zgjedhor. Vërtetë ju thoni mos paragjykoni, por zgjedhjet janë të paragjykuara”, u shpreh presidenti.

Kreu i shtetit nënvizoi se 25 prilli nuk është një garë mes tij dhe Kryeministrit, por konfirmoi se një fitore e mundshme e PS-së do ta bënte te largohej nga Presidenca.

“Presidenti ka thënë, nëse kjo shumicë aktuale konfirmohet në mënyrë demokratike pa prekur votën e popullit siç ka ndodhur me zgjedhjet që i dimë në të kaluarën, presidenti jep dorëheqjen në datën 26 prill”.

Gjithmonë në funksion të zgjedhjeve, Meta kërkoi të gjendet një zgjidhje për të mundësuar votimin e të sëmurëve me COVID.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani