Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Raporti për progresin e Shqipërisë, Meta: S’ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore, s’ka amnisti

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 17:49 | Politikë
Raporti për progresin e Shqipërisë, Meta: S’ka

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e projekt-rezolutës për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Presidenti shkruan më tej se e ardhmja e Shqipërisë në BE kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.

https://a2news.com/2021/03/04/komisioni-i-jashtem-miraton-raportin-e-pe-shqiperia-te-denoje-blerjen-e-votes-kusht-per-negociatat/

“Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184! Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar”, mbyllet postimi i Ilir Metës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani