Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

U quajt një sukses, por raketa e Elon Musk shpërthen pasi zbret në tokë

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 13:02 | Teknologji

Një raketë e kompanisë SpaceX shpërtheu rreth 10 minuta pasi u ul në sipërfaqen e tokës, edhe pse arriti të ngjitej gati në 10 kilometra lartësi në fluturimin e parë testues.

Teknikët dyshojnë se një rrjedhje gazi ishte arsyeja e shpërthimit të raketës Starship. CEO i kompanisë, Elon Musk, e quajtur testin një sukses, pasi rakete SN10 u ul pa probleme, ndryshe nga prototipat e mëparshëm, SN8 dhe SN9.

SpaceX thotë se ka në plan t’i përdorë raketat Starship për disa qëllime, mes të cilave edhe mundësimi i udhëtimit nga një qytet në tjetrin me shpejtësi ekstreme dhe më vonë, dërgimin e njeriut të parë në mars. Për këtë projekt, Elon Musk, ka thënë se synon ta realizojë edhe më parë se NASA.

https://www.instagram.com/p/CL_w5W-nHog/

A2 CNN Livestream

Dita jonë