Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vetëvendosje zyrtarisht fituese e zgjedhjeve në Kosovë, merr 58 mandate

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 11:21 | Kosova
Vetëvendosje zyrtarisht fituese e zgjedhjeve në Kosovë, merr 58

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur zyrtarisht fituese e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin final të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje u shpall fituese me 49.95% të votave, duke siguruar kështu 58 deputetë në parlamentin e ri me 120 vende.

Kryetari Albin Kurti nuk është pjesë e listës, ndërsa Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar me mbi 300 mijë vota. Me këtë rezultat, Vetëvendosjes i duhet të bëjë koalicion për të arritur shumicën e nevojshme.

Forcë e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës që siguroi 16.9% të votave, apo thënë ndryshe 19 deputetë. Renditja vijon me Lidhjen Demokratike të Kosovës që fitoi vetëm 15 mandate, Lista Serbe, 10 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 8 deputetë.

Nisma e Fatmir Limaj mbeti jashtë parlamentit, ndërsa forcat politike të komuniteteve të tjera morën 10 deputetë në total. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë