Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Zbutet” BE-ja, do rivlerësohet vaksina ruse Sputnik V

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 11:22 | Aktualitet
“Zbutet” BE-ja, do rivlerësohet vaksina ruse Sputnik V

Në mungesë emergjente të dozave të nevojshme, Bashkimi Europian po fillon një “zbutje” graduale ndaj vaksinës ruse kundër pandemisë,  e quajtur Sputnik V, që fillimisht është kritikuar dhe bllokuar nga pjesa më e madhe e vendeve perëndimore.

Por sot, Agjencia Europiane e Barnave (EMA), ka filluar një procedurë revizioni ndaj vaksinës së diskutuar. Rivlerësimi do të përfshijë të gjithë të dhënat e deritanishme mbi pacientët që e kanë marrë në Rusi, shumë vende të Amerikës Latine, por edhe në vende europiane si Serbia, Hungaria dhe së fundmi San Marino.  

Procedura për kompanitë e tjera si Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, ka nevojitur rreth tri javë për të përfunduar, por me Sputnik V, koha mund të zgjatet sepse të dhënat janë më të pakta dhe jo gjithmonë transparente.

https://a2news.com/2021/02/02/vaksina-ruse-sputnik-v-916-efektive/

Një vendim pozitiv do t’i mundësonte të gjithë vendeve të BE-së të lidhen lirisht me vaksinën ruse, e prodhuar nga kompania Gamaleya, qendra kombëtare ruse për epidemiologjinë.

“Kur EMA do të japë miratimin, nga qershori do të jemi gati me 50 milionë doza vaksine”, deklaroi Kirill Dmitriev, një nga kontributorët e zhvillimit të vaksinës.  

https://a2news.com/2021/02/12/tomini-shpjegon-arsyet-pse-refuzuam-sputnik-v/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu