Ambulanca me një të sëmurë përplaset me një automjet në aksin Korçë-Devoll

ambulanca 1100x620

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në aksin nacional Korçë-Devoll, te kryqëzimi i fshatit Tren.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë përplasur një ambulancë me një mjet tip Benz.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në ambulancë ka qenë një person i sëmurë që po transportohej në spital, ndërkohë ashtu siç raportojnë burime nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

I sëmuri është siguruar të dërgohet me një ambulancë tjetër në spital dhe për këtë shkak në vendngjarje, përveç policisë është edhe një ambulancë që do të transportojë të sëmurin.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.