Anija “fluturuese”, iluzioni optik i shkaktuar nga përmbysja e temperaturave

Anija “fluturuese”, një foto që ka bërë xhiron e botës në internet, në fakt është një iluzion i rrallë optik, i përjetësuar pranë brigjeve të Kornuollit, në Angli.

Foto u realizua nga David Morris disa ditë më parë. Iluzioni, thotë meteorologët, shkaktohet nga një fenomen që quhet “përmbysje e temperaturave”.

Ajri i ftohtë qëndron më pranë detit, ndërsa ajri i ngrohtë qëndron më lart. Dhe duke qenë se ajri i ftohtë është më i dendur sesa i ngrohti, ai përkul dritën drejt syve të personit që po e sheh objektin nga distanca, në këtë rast nga bregu.