Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Asnjë fatkeqësi nuk e zgjon Bashën në 3 të natës”, Rama kërkon votën e qytetarëve të pavendosur

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 11:13 | Politikë
“Asnjë fatkeqësi nuk e zgjon Bashën në 3 të

Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar kreun demokrat, Lulzim Basha, në prezantimin e programit të rindërtimit. Sipas tij, idetë dhe retorika e kreut të opozitës janë të njëjta me 4 vite më parë dhe nuk mund të kenë sukses.

“Po ajo retorikë, po ato ide që kanë dështuar 4 herë dhe më thoni pse do të kenë sukses. Për ata që kujtohen për ato ditë e net pas goditjes nga tërmeti dhe kur ne ishim ditë-natë me ta për sistemimin e parë. A ka ndonjë që mendon se ajo që ajo fatkeqësi që bie në 3 të natës mund ta zgjojë Lulzim Bashën? A ka ndonjë që mendon se Basha ka fuqi të lërë gjumin dhe të shfaqet në TV dhe për të qenë aty deri kur familja e fundit është sistemuar në një strehë, dhe a ka njeri që mendon se ky proces do të ecë kështu nëse më 25 prill filli i këtij procesi këputet, dhe fatet e vendit bien në duart e tyre që janë të njohur për shkatërrimet që bëjnë? Nëse i pyesim çfarë garancie kanë dhënë këta njerëz për t’u besuar finalizimin e këtij programi rindërtimi dhe ecurinë e këtij procesi transformimi dhe ku ne po dalim më të fortë dhe çdo familje e goditur po del më e fortë, është e pamundur”.

Në prag të fushatë elektorale ai u ka bërë thirrje qytetarëve të pavendosur që të zgjedhin profesionistët dhe jo ngjyrat partiake për të finalizuar programin e rindërtimit.

“U them atyre që janë të pavendosur dhe atyre që e shohin me anësi politike këtë proces. Pyetja ime është e thjeshtë nëse ke nevojë për një mjek, dhe mjeku qëllon që të jetë socialist, t’i përkasë një partie tjetër nga partia juaj dhe ndërkohë keni një veteriner që është demokrat, e i përket partisë suaj kë do të merrnit veterinerin apo mjekun? Nëse në shtëpi ka problem me elektrikun, apo hidraulikun dhe elektricisti është i një partie tjetër nga e juaja apo partisë së Ramës që ju nuk e shihni dot me sy dhe nga ana tjetër keni një marangoz dhe një rrobaqepës që është i partisë suaj do të merrni marangozin apo rrobaqepësin për të zgjidhur problemin? Po nëse doni që çoni fëmijën për të mësuar anglisht dhe mësuesja është e Ramës, do të merrni mësuesen e arabishtes? Pse nuk qenka e njëjta gjë kur vendos se kë të mbash apo të marrësh në punë për të gjitha punën tona të përbashkëta dhe që janë indirekt punët e familjes suaj. Çfarë rëndësie ka se s’jam unë apo kë parti përfaqësoj unë. Ky tifozllëk na ka mbajtur pas për kohë të gjata. Ky tifozllëk nuk mund të na ndërpresë punën që kemi nisur dhe që duke e vazhduar papushim mund të na japë mundësinë që të kemi Shqipërinë që duam.”

Rama theksoi gjithashtu se lagjet e reja që do të ndërtohen nuk do të jenë si geto, por si lagjet e të pasurve në vend, me ndryshimin që aty do të jetojnë ata që nuk kanë. Dhe kjo, sipas tij, është ambicia e socialistëve për të mos lënë askënd vetëm.

“Lagjet kanë filluar, por nuk janë lagje si getot që ndërtoheshin dikur, por lagje rezidenciale me standarde të mira nga ato që jemi mësuar t’i shohim në fotografitë e atyre që janë të pasur në vend me ndryshimin që do strehohen ata që nuk kanë. Është procesi i konfirmimit të ambicies sonë për Shqipërinë që duam, të vërtetësisë së fjalës sonë, se nuk do të lëmë kurrë asnjë vetëm.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë