Bayern-Borussia, sfida e goleadorëve Lewandowski dhe Haaland

lewandowski 1100x620

“Klasikja” e tretë e sezonit në Gjermani vjen në javën e24-t të Bundesligës. Bayern Munchen pret Borussia Dortmund në një duel të shumëpritur, por ku ndryshe nga dy vitet e fundit, skuadrat nuk luftojnë për kreun, pasi distanca ndërmjet tyre në renditje është 13 pikë.

Edhe pse bavarezët janë kryesues dhe verdhezinjtë në vendin e pestë, madje jashtë zonës Champions, ndeshja mbetet tejet interesante.

Mbi të gjitha prej përballjes së lojtarit më të mirë të vitit, Robert Lewandowski dhe goleadorit të ri Erling Haaland. Norvegjezi e admiron sulmuesin e Bayernit dhe këtë e konfirmojnë fjalët e tij.

“Robert është i çmendur. Sa herë që shënoj dhe i afrohem, ai realizon tre gola”. Bayern dhe Dortmund janë përballur në këtë edicion në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ku skuadra e Flick fitoi 3-2 me golin vendimtar të Kimmich. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, ku Lewandowski ishte spektakolar dhe i ka shënuar plotë 19 gola ish-skuadrës së tij. Borussia Dortmund e Terzic vjen nga dy fitore me radhë kundër Schalke e Arminia. Rezultate që e kanë ndihmuar të kalojnë vështirësitë dhe t’i rikthejnë besimin. Ndërkohë, Bayern është i detyruar të fitojë. Në tre ndeshjet e fundit në shtëpi, bavarezët kanë shënuar 15 gola, pa pësuar asnjë. Gara dyshe me Leipzig për titullin është e destinuar të vazhdojë, me skuadrën e Nagelsmann që nuk ka ndërmend të dorëzohet.