Dështimi i Liverpool, “Salah dhe Mane po sabotojnë njëri-tjetrin”

saaa 1100x620

Pesë humbje dhe vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Pesë humbje me radhë në shtëpi, diçka që nuk ndodhte në 129 vjet histori të klubit.

Te Liverpool duket se i ka ardhur fundi ciklit fitues të ndërtuar nga Jurgen Klopp, me kampionët në fuqi që janë edhe jashtë zonës Champions. Ecuria e dobët dhe vendi i shtatë në Premier League është ndikuar nga problemet e Mohamed Salah dhe Sadio Mane. “Dy yjeve të ekipit po sabotojnë njëri-tjetrin, në garën për të fituar Këpucën e Artë”.

Kjo është deklarata e fort e ish-sulmuesit të Reds, Michael Owen. Salah kryeson listën e golashënuesve në këtë edicion të kampionatit anglez, me 17 gola, ndërsa Mane ka realizuar vetëm 7 herë, me Liverpool që renditet në vendin e shtatë. Reds kanë shënuar vetëm katër herë në gjashtë ndeshjet e fundit të Premier League, me Salah që mes spekulimeve për largimin e mundshëm nga Anfield Road, qëndroi vetëm një orë në fushë kundër Chelsea. Teoria konspirative e Owen bazohet te episodet gjatë sfidës.

Sipas ish-sulmuesit, Mane mund të kishte fituar 11-metërshpas ndërhyrjes së Christensen, por sulmuesi zgjodhi të qëndronte në këmbë dhe provoi të shënonte. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në ndeshjen e mëparshme ndaj Sheffield United.

Owen argumentoi gjithashtu se të dy lojtarët janë në rivalitet të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe në shumë raste nuk i pasojnë shokut, edhe pse ai mund të jetë në pozicion më të mirë shënimi. Kriza e Liverpool është mbi të gjitha kriza e sulmuesve, që me lojën dhe golat e shënuar në vitet e fundit, bënin që mangësitë teknike dhe problemet e pjesës tjetër të skuadrës të anashkaloheshin.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4