Ermal Meta shkëlqen në Sanremo, merr përkohësisht vendin e parë

Ermal Meta është prezantuar këtë vit në Sanremo me këngën “Un milione di cose da dirti”, me të cilën, në natën e dytë të festivalit të këngës italiane, ka marrë përkohësisht vendin e parë.

Kjo është pjesëmarrja e katërt e Metës në Festivalin e Sanremos, të cilin e fitoi para 3 vitesh.

Ndërkohë, kënga me të cilën merr pjesë këtë vit është pjesë e albumit të ri “Tribu’ Urbana”, në të cilin këngëtari shqiptar nuk ka asnjë bashkëpunim.

“Kam punuar për këtë album me dëshirën për të vrapuar dhe me dëshirën për liri, kur liria ishte një privilegj që nuk e kishim. Për këtë arsye, nuk mendova për të bërë bashkëpunime. Shikoj shumë bashkëpunime që nuk kanë lidhje”, u shpreh Ermal Meta për mediat italiane.