Europiani i futsal, fitorja e parë, Shqipëria mposht 3-2 Danimarkën

MB FUTSAL DANIMARKE SHQIPERI 2 3 frame 1329 1100x620

Përfaqësuesja shqiptare e futsal regjistroi fitoren e parë në kualifikueset e Europianit 2022. Skuadra kuqezi mposhti me rezultatin 3-2 Danimarkën.

Selmanaj dy herë dhe goli i Halimit konkretizuan dominimin e Kombëtares, ndërsa loja u rihap në minutat e fundit, me danezët që provuan pa sukses të evitonin humbjen.

Kjo ishte përballja e dytë në Tiranë ndërmjet dy skuadrave, e luajtur në harkun e më pak se 24 orëve. Vendimi u mor nga UEFA për shkak të masave kufizuese dhe karantinës së detyruar të vendosur nga qeveria daneze.

Atmosfera festive pas fitores

Në ndeshjen si pritëse, Shqipëria humbi 3-1, me djemtë kuqezi që arritën të fitonin në takimin ku sipas kalendarit ishin udhëtues.