Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gigi rikthehet në pasarelë 5 muaj pasi u bë nënë, motrat Hadid sërish bashkë

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 21:57 | Showbiz

Pesë muaj pasi solli në jetë vajzën e saj të parë, Khai, supermodelja Gigi Hadid është rikthyer në pasarelë këtë të premte.

25-vjeçarja u ngjit në pasarelë në eventin e organizuar nga Versace, së bashku me yje të të modës, ku nuk mungoi motra e saj Bella, por edhe Irina Shayk. Sfilata u mbajt më 1 mars, por u transmetua në Youtube këtë të premte.

Pak kohë më parë, pasi e mbajti për një kohë të gjatë të fshehtë publikoi edhe emrin e vajzës, për të cilën tha se është në nder të gjyshes, emri i të cilës ishte Khairiah. Origjina arabe e këtij emri do të thotë “mbretëror”, ndërkohë, origjina vietnameze e tij nënkupton “triumf”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli