Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Heiko Maas për Kurtin: Deklaratat për ndryshime kufijsh nuk na çojnë përpara

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 11:19 | Ballkani
Heiko Maas për Kurtin: Deklaratat për ndryshime kufijsh nuk na

Diskutimet për ndryshim, apo zhvendosje të kufijve nuk na çojnë përpara, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, duke ju referuar deklaratave të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për bashkim me Shqipërinë. 

Komentet erdhën pas takimit me ministrin serb të punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, ditën e enjte. Zyrtarë të lartë europianë kanë intensifikuar përpjekjet në kuadër të nxitjes së dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pasi Kurti, fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit, tha se nuk e kishte prioritet të agjendës së tij.

Çështja ishte në fokus të vizitës 3-ditore të të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Prishtinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë