Hetimet mbi Artan Shkëmbin, autoritetet gjermane kthejnë përgjigje

Shkembi ofl 1100x620

Autoritetet gjermane i kanë kthyer përgjigje letërporosisë së SPAK ,në lidhje me hetimet që po kryhen për ish-zv.drejtuesin e OFL, Artan Shkëmbi.

Sipas letërporosisë ka qenë një mesazh që nr.2 i OFL-së i ka dërguar një personi të vënë nën hetim nga autoritetet gjermane. Mesazhi, i cili i është dërguar të hetuarve, është një foto e bërë mbi një pajisje elektronike të të dhënave në sistemin Deep See.

Konkretisht, kërkesa e autoriteteve gjermane për verifikimin e pasurive apo verifikime të tjera të dobishme për hetimet e nisura ndaj shtetasve K.V dhe A.P., i është dërguar të hetuarit K.V. më datë 10.04.2020 rreth orës 16:00.

Përveç kërkesës së datës 19.03.2020 të Grupit të Përbashkët Hetimor për Narkotikët në Kil është evidentuar nga autoritetet gjermane se shtetasit K.V. i janë përcjellë edhe fotot e tij dhe të personit tjetër nën hetim A.P., së bashku me të dhënat e nxjerra nga sistemi Deep See.

Zyrtari i lartë i Policisë që po hetohet nga SPAK për “korrupsion” dhe “zbulim i akteve ose i të dhënave sekrete” kërkoi të rikthehej në detyrë, por Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën disa ditë më parë.