Kamioni përplas biçikletën në aksin Durrës-Tiranë

ambulance aksident 1100x620

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, ku shtetasi me iniciale F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar një 65-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.