Kupa e Mbretit, Athletic Bilbao eliminon Levanten, në finale ndaj Barcelonës

bilbao 1100x620

Atletic Bilbao është skuadra që sfidon Barcelonën për finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë. Skuadra baske nuk lejoi të kishte surpriza dhe triumfoi përballë Levantes në takimin e kthimit, pas barazimit 1 me 1 në ndeshjen e parë.

 Levante ishte edhe njëherë skuadra që zhbllokoi ndeshjen, por avantazhi zgjati pak, sepse Bilbao vendosi baraspeshën me një 11-metërsh të realizuar saktë nga kapiteni Garsia, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Atletic Bilbao shmangu penalltitë në minutën e 112, duke shënuar golin e fitores, atë që i jep mundësinë të përballet me Barca për trofeun. Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet në datën 17 prill.