Mashtronte me produktet ushqimore, lihet në arrest shtëpie Mihal Kote

gjykata tirane plane 18Tet2018 frame 0 1100x620

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” Mihal Koten, i akuzuar për mashtrim me produktet ushqimore. Kote është pronar i një magazine ku ambalazhoheshin produkte ushqimore jashtë standardeve.

Ai u denoncua dy ditë më parë një emision investigativ, ndërsa një ditë më parë u arrestua.

Gjatë kontrollit në biznesin e 62-vjeçarit u konstatua se kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.