Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD kallëzon ministren Balluku për tenderin e kalatës në Durrës, Bardhi: Fituesja, e përfshirë në “Panama Papers”

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 13:44 | Politikë

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministren Belinda Balluku për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit.

Sipas PD-së, Kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale, “Hili Company Limited”,  në shkelje flagrante të kërkesave për tenderin.

Sipas PD-së, kompania është e njohur ndërkombëtarisht për operacione të dyshimta të pastrimit të parave nga skandali i “Panama Papers”.

Sipas kallëzuesve, një shkelje tjetër vjen nga fakti që pasuria publike me vlerë 30 milionë euro, është bërë me procedurë të kufizuar, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

PD-ja i kërkon SPAK që gjatë hetimit të kontaktojë edhe kompaninë serioze gjermane HHLA International Gmbh. “Marrja kontakt me përfaqësuesit e kësaj kompanie për të treguar arsyet kryesore që çuan në tërheqjen e saj nga ky prokurim publik do të nxjerrë më pah të gjithë skemën korruptive dhe do të vërtetojë garën me fitues të paracaktuar Hili Company Limited.”, thuhet në padinë e PD, e firmosur nga Sekretari  Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë