Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pranvera Frankofone, nis rrugëtimin me librin, por online do përcillen 40 evente

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 16:40 | Kulturë
Pranvera Frankofone, nis rrugëtimin me librin, por online do përcillen

Nëse vitin e shkuar kinemaja ishte kryefjala e Pranverës Frankofone, këtë vit, ku kushtet i përcakton pandemia, aktivitetet do të jenë online, ndërsa fokusi do të jetë te libri.

Kështu ka nisur edhe prezantimi i kësaj pranvere, online nga Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit.

Më 24 mars Biblioteka Kombëtare do të hapë gjithashtu dyert për letërsinë franceze në gjuhën shqipe, duke ekspozuar disa nga titujt më me vlerë.

40 aktivitete do të pushtojnë faqen e aleancës franceze e jo pak lidhen me Shqipërinë. Një ndër më interesantët është edhe transmetimi online i filmit ‘The Van’, nga Erenik Berqiri, një film franko-shqiptar është nominuar për Oscar-ët e vitit 2021.

Filmi do të përcillet më 25 mars në ora 20:00. Këtë vit pranvera frankofone ju i fton studentët e arkitekturës edhe në një konkurs mbi urbanistikën, si një tjetër projektim që lidh dy kulturat, frankofonen dhe shqiptaren.

A2 CNN Livestream

Dita jonë