Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama në Itali: Më falni për shkeljen e protokollit, por merruni me lejet e drejtimit të shqiptarëve

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 21:30 | Politikë
Rama në Itali: Më falni për shkeljen e protokollit, por merruni

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Itali. Kreu i qeverisë u prit në Bari nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe Presidenti i Rajonit të Puljas, Michele Emiliano.

Në fund të deklaratës në Itali, Rama i bëri këtë kërkesë ministrit të Jashtëm italian: “Meqë këtu janë tërë këta gazetarë dhe meqë prej javësh më kanë bombarduar me pyetje, shpresoj që ambasadori të më falë për këtë shkelje të protokollit, dua t’i shfrytëzoj këto sekonda për t’i kërkuar Luigit që të kujdeset për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali, sepse kanë ngecur keq në korridoret mjaft të veçanta të burokracisë italiane. Ato duhen nxjerrë prej andej, që kështu të mund t’i drejtojnë automjetet në mënyrë të rregullt, sepse, ashtu si edhe napoletanët, ne shqiptarët jemi shumë të disponueshëm për t’i drejtuar automjetet edhe pa patentë. Këtë nuk mund ta lejojmë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë