Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Studimi i Heritage, përkeqësohet liria ekonomike, problem pronat dhe gjyqësori

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 11:27 | Ekonomi

Në një tjetër raport ndërkombëtar, vlerësohet se treguesi i lirisë ekonomike të Shqipërisë është përkeqësuar.

Fondacioni Heritage e rendit Shqipërinë në vendin e 66 me 65.2 pikë nga 178 vende të përfshira në Indeksin 2021. Kundrejt një viti më parë, ne kemi rënë me 1.7 pikë, për shkak të problemeve me të drejtat e pronës dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor.

Shqipëria renditet në vendin e 35-të midis 45 vendeve të Evropës dhe rezultati i saj i përgjithshëm është nën mesataren e rajonit. Në renditjen e Heritage, para Shqipërisë për sa i përket lirisë ekonomike renditen Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. 

Liria ekonomike e Shqipërisë pësoi rritje në vitin 2020 për t’u përkeqësuar këtë vit. Por pavarësisht rënies, në analizën për vendin tonë theksohet se qeveria ka arritur të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor dhe borxhin publik. Por për të përparuar në procesin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, Shqipëria duhet të forcojë institucionet e shtetit të së drejtës dhe të përmirësojë rezultatet e saj për të drejtat e pronës, efektivitetin në sistemin gjyqësor dhe integritetin e qeverisë.

Fondacioni Heritage në këtë analizë ka vlerësuar edhe ndikimin e COVID-19. Në pjesën për Shqipërinë theksohet se nga 1 dhjetori 2020, llogariten 822 vdekje që i atribuohen pandemisë, ndërkohë që për këtë periudhë, ekonomia e vendit parashikohej të tkurrej me 7.5%.

Indeksi i Heritage publikohet çdo vit. Ai krijon një lidhje të drejtpërdrejtë mes lirisë së tregtisë, mirëqenies dhe prosperitetit ekonomik të një vendi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë