Barça fiton pastër dhe ngjitet në vendin e dytë

jordi alba 1100x620

Barcelona arriti një fitore të pastër në transfertë ndaj Osasunës dhe mori përkohësisht e vetme vendin e dytë të renditjes, dy pikë larg kryesuesve të Atletico Madrid, por që kanë dy ndeshje më pak sesa katalanasit.

Ekipi i Ronald Koeman mori 3 pikët falë golave të Jordi Alba dhe të riut Ilaix Moriba, në minutat 30 dhe 83.

Në të dyja rastet, ishte Leo Messi ai që dha pasimin për gol.