Basha: Sot, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës

3 MARS BASHA frame 2218 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një statusi në Facebook, u shpreh se 30 vite pas eksodit biblik të shqiptarëve drejt Italisë, “sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre”.

“30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës. 30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t’i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa”, lexohet në postimin e Lulzim Bashës.