Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Botërori, Amerika e Jugut pezullon ndeshjet eliminatore të marsit

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 21:04 | Futboll
Botërori, Amerika e Jugut pezullon ndeshjet eliminatore të marsit

CONMEBOL, organi drejtues i futbollit të Amerikës së Jugut, ka vendosur të anulojë ndeshjet e fazës eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, të cilat do të zhvilloheshin në muajin mars.

Ky vendim u mor për arsye të pamundësisë së lojtarëve që luajnë në Evropë për të udhëtuar pa probleme në Amerikën e Jugut.

Gjatë këtyre ditëve, CONMEBOL i kishte kërkuar FIFA-s që futbollistët që luajnë në Evropë të udhëtonin pa problem, gjë që kishte ndodhur në nëntor. Por, këtë herë FIFA nuk dha përgjigje pozitive.

Kështu, CONMEBOL pati dy mundësi: ose të pezullonte dy ndeshjet e marsit (ku përfshihet edhe një Brazil-Argjentinë) ose t’i luante ato me futbollistë që aktivizohen në kampionatet e Amerikës së Jugut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë