Devoll, një person mbytet në rezervuar

rezervuar 1100x620
Foto ilustruese

Një 58-vjeçar është mbytur në rezervuarin e Koshnicës në Devoll.

Bëhet e ditur se ai vuante nga probleme me zemrën, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se mund t’i ketë rënë infarkt. Ky person kishte marrë me koncesion rezervuarin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 58-vjeçarit.