Esat Mala, 100 ndeshje me Partizanin

esat mala 100 1100x620

Është vetëm 22 vjeç, por prej vitit 2017 është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Partizanit. Në sezonin e katërt me të kuqtë, Esat Mala festoi një arritje jubilare. Mesfushori, i cili mund të luajë praktikisht në çdo pozicion, regjistroi kuotën e 100 ndeshjeve me Partizanin.

Për të vlerësuar arritjen e rëndësishme, klubi i dhuroi Esat Malës një fanelë speciale, me lojtarin që mori përgëzimet e trajnerit Daja dhe shokëve të ekipit, para ndeshjes me Skënderbeun.

Djaloshi i lindur në Prizren mbetet një prej çështjeve që duhen zgjidhur te Partizani, pasi është pjesë e listës së gjatë të titullarëve, të cilëve u përfundon kontrata në fund të sezonit.