Ibrahimovic kthehet në kombëtaren e Suedisë, luan kundër Kosovës

ibrahimovic 1 1100x620

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimović të kthehet në Kombëtaren e Suedisë.

Prej kohësh është përfolur se 39-vjeçari është gati të luajë sërish në arenën ndërkombëtare dhe tashmë ai është përfshirë në listën paraprake të skuadrës nga trajneri Janne Andersson.

Më 25 mars, Suedia luan ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2022 me Gjeorgjinë dhe më pas përballet me Kosovën.

Dilemat do të shuhen më 16 mars, kur do të publikohet zyrtarisht edhe ekipi i Suedisë. Për Zlatan do të ishte një rikthim me përfaqësuesen, prej eliminimit nga Belgjika në Europianin e vitit 2016.