Juve-Lazio, sfidë vendimtare për Pirlo dhe Inzaghi

lazio 1100x620

Katër ditë të zjarrta për Juventusin e Andrea Pirlo, që sheh veten në udhëkryqin e sezonit. Mbrëmjen e sotme, bardhezinjtë luajnë me Lazio-n në Serie A, ndërsa të martën duhet të përmbysin humbjen me Porton në Champions League.

Dy ndeshje vendimtare, duke nisur nga kampionati, ku është e ndaluar të gabojnë, për të mos humbur më tepër terren nga kreu.

Aktualisht, bardhezinjtë kanë 10 pikë më pak se Interi kryesues. Një fitore ndaj Lazio-s do të shtonte presionin te zikaltërit, që të hënën i pret përballja e vështirë me Atalantën. Asgjë nuk është e lehtë për Juventusin, edhe sepse skuadra e Inzaghi-t do të kërkojë rezultat pozitiv, për të synuar zonën Champions. Në të kundërt sezoni do të ishte i dështuar.