Juventus nuk dorëzohet, fiton me përmbysje ndaj Lazios

morata rabiot 600x338

Juventus ka fituar 3-1 ndaj Lazios, duke përmbysur disavantazhin në të cilin e pa veten që në minutën e 14 të pjesës së parë.

Correa kaloi në avantazh ekipin e Simone Inzaghit, pas një aksioni të shkëlqyer individual.

Por, në minutën e 39, mesfushori Rabiot shënoi një gol spektakolar për të barazuar shifrat dhe për ta dërguar më të qetë në dhomat e zhveshjes skuadrën e tij.

Në pjesën e dytë, Morata shënoi dy gola brenda 3 minutave, njërin prej të cilëve me 11-metërsh, përpara se të zëvendësohej nga Cristiano Ronaldo, i cili e nisi ndeshjen nga stoli.

Me këtë fitore, Juventus ngjitet në kuotën e 52 pikëve, në vendin e tretë të renditjes.