Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Luftime të ashpra, mbi 90 të vdekur në 24 orë në Jemen, as thirrjet e Biden nuk kanë ndikim

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 11:49 | Bota

Të paktën 90 persona janë konfirmuar të vrarë vetëm në 24 orët e fundit në Jemen. Luftimet u zhvilluan në veri të vendit, në Marib, një rajon strategjik që rebelët Huthi po tentojnë të marrin nën kontroll.

Lajmi është konfirmuar edhe nga burime qeveritare. Të paktën 32 persona janë vrarë nga radhët e forcave qeveritare dhe fiseve mbështetëse, ndërsa 58 viktima janë shkaktuar nga sulmet ajrore saudite.

Konflikti ka lënë miliona jemenas në prag të urisë. Luftimet nisën në vitin 2014 mes një qeverie të dobët të Jemenit dhe lëvizjes rebele Houthi. Konflikti përshkallëzoi një vit më pas, kur Arabia Saudite dhe shtetet e tjera arabe të mbështetura nga SHBA, Britania dhe Franca nisën sulmet ajrore ndaj militantëve Houthi.

“Lufta në Jemen duhet të marrë fund”, tha presidenti Biden, pak ditë më parë, në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm të politikës së jashtme. Megjithatë, ende luftimet nuk kanë të ndalur duke marrë me dhjetra jetë njerëzish çdo ditë.

https://a2news.com/2021/02/05/lufta-ne-jemen-biden-i-jep-fund-mbeshtetjes-se-operacioneve-ushtarake/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani