Nicolas Cage martohet për herë të pestë me vajzën 31 vite më të re

Nicolas Cage, 56 vjeç, është martuar për herë të pestë në një ceremoni të vogël në Las Vegas.

Bashkëshortja e tij e re është 31 vite më e re se aktori fitues i Çmimit Oscar. Ajo quhet Riko Shibata. Daily Mail ka zbuluar se në ceremoni ka marrë pjesë djali dhe ish-gruaja e tij e tretë.

Martesa e katërt e Cage ishte edhe më e çuditshmja. Ai u martua me Erika Koike, por gjithçka zgjati vetëm 4 ditë.

“Është e vërtetë që ne jemi shumë të lumtur”, tha aktori në një deklaratë pas ceremonisë së fundit. Për herë të parë, ata ishin takuar vitin e kaluar në Japoni. Në një certifikatë konfirmohet se tashmë Riko ka marrë mbiemrin Cage. Ajo është 31 vite më e re se aktori dhe 4 vjet më e re se djali i tij i parë Weston Cage.