Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja e Taulant Beqirajt, gjykata lë në burg një prej autorëve

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 11:20 | Kronikë

Gjykata e Vlorës lë në burg Andi Jonuzajn, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Taulant Beqirajt. Jonuzaj u arrestua nga policia vetëm pak momente pas ekzekutimit të 31-vjeçarit. Përveç tij, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë në lidhje me vrasjen, Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabrianin.

https://a2news.com/2021/03/03/a2-siguron-pamjet-e-vrasjes-se-31-vjecarit-ne-vlore/

31-vjeçari i ekzekutuar ka qenë një emër i lakuar për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Në shkurt të vitit 2017, ai është arrestuar për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Por, edhe pse fillimisht u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, në mars 2018, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë, duke e dërguar në “arrest shtëpie”.

https://a2news.com/2021/03/03/vrasja-ne-vlore-kush-eshte-viktima-me-3-mbiemra/

Vetëm 3 muaj më vonë, ai u arrestua përsëri pasi theu masën e sigurisë, por Apeli do ta lironte sërish. Vendimi i atëhershëm i gjykatës u kritikua nga Ministria e Brendshme, pasi masat lehtësuese po merreshin për një person me rrezikshmëri të lartë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani