4 vite Toptani Shopping Center, destinacioni kryesor i argëtimit dhe blerjeve në zemër të Tiranës

Kush ka kaluar të paktën njëherë në qendër të kryeqytetit, e di se ku ndodhet. Toptani Shopping Center, qendra tregtare multifunksionale e pozicionuar në zemër të Tiranës, për të katërtin vit radhazi mbetet destinacioni kryesor i çdo grupmoshe që ka nevojë për argëtim, edukim, blerje, momente shlodhëse si dhe një gamë të gjerë shërbimesh. Cilësuar si një prej arkitekturave me moderne dhe bashkëkohore në Ballkan, Toptani Shopping Center vijon t’u qendrojë besnik klientëve me ofertat më të mira dhe shërbimin cilësor, si dhe të mirëpresë çdo ditë njerëz të rinj që nuk kanë mundur më parë të prekin nga afër shërbimet në këtë qendër. Në këtë përvjetor nuk mungoi tradita e organizimit të aktiviteteve të ndryshme.

Nuk mungojnë vizitorët as nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Të mahnitur me arkitekturën dhe larmishmërinë e argëtimeve, Toptani Shoping Center mbetet destinacioni i tyre i parë në Tiranë.

Në kushte pandemie, stafi i Toptani Shoping Center u kujdes që pas sigurimit të shëndetit, mos të mungojë argëtimi dhe momente e paharruara. Me një sipërfaqe prej 60 mijë metra katror, mes të cilave 8 kate shërbim dhe 4 parkim, shtrihet qendra tregtare më e preferuar dhe më lehtë e aksesueshme nga qytetarët. Përgjatë këtyre ditëve do të gjeni edhe ofertat më të mira për çdo blerje deri në -70%  ulje si dhe plot surpriza për ju dhe për të gjithë.