Deputet dhe nga më të pasurit në botë, vdes në një aksident ajror pronari i “Le Figaro”

Dassault 1100x620

Opinioni publik francez është tronditur nga lajmi se deputeti Oliver Dassault, njëkohësisht edh enjë nga njerëzit më të pasur në botë, ndërroi jetë sot pas një aksidenti me helikopterin e tij.

Politikani 69-vjeçar i qendrës së djathtë  ishte i zgjedhur nga viti 1969, si përfaqësues i rajonit të Oizës. Pinjoll i një prej familjeve industrialistë më të njohura në vend, pronar i kompanisë me të njejtin emër që ndërton avionë civilë dhe ushtarakë por edhe i gazetës Le Figaro, pilot me disa rekorde, Dassault cilësohej nga Forbes si njeriu i 361-të më i pasur në botë, me rreth 6.3 miliardë euro.

Presidenti Emanuel Macron e cilësoi vdekjen e tij si “një humbje e madhe për Francën. Gjatë jetës së tij, nuk ngurroi kurrë t’i shërbente vendit”.

Ende pak dihet nga dinamika e aksidentit, që pati si viktimë edhe pilotin e tij.