Eduart Halimi rikthehet në politikë, caktohet koordinator i Bashës për procesin zgjedhor 2021

halimi 1100x620

Partia Demokratike ka caktuar Eduart Halimin koordinator të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për procesin zgjedhor 2021.

Në vendimin e PD-së thuhet se “kryetari i partisë në varësi të problematikave apo çështjeve specifike mund të ngrejë struktura ndihmëse, të caktojë koordinatorë apo të deleguar, të cilët merren me shqyrtimin apo me zgjidhjen e tyre, apo drejtimin e procesit të ngarkuar”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe për zbatimin e tij njoftohen të 12 qarqet e PD në vend.

Ky vendim i Partisë Demokratike e rikthen Halimin në politikë, pas një shkëputje 3-vjeçare. Ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit në shkurt të vitit 2018, me pretendimin se do t’i përkushtohej një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në Ballkan.