“Gjithçka mund të ndodhë jetojmë në Europë”, Rama për vaksinat ruse e kineze: Nuk është gjeopolitike, por nuk ka

7 MARS 2021 RAMA frame 72448 1100x620

Sa i takon sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit kryeministri Edi Rama deklaroi se pjesa më e madhe e Evropës dhe botës, po has vështirësi. Në bashkëbisedimin me qytetarët në Lezhë, kryeministri theksoi se tregu i vaksinave nuk është i lirë dhe është shumë i vështirë sigurimi i tyre. Ai përsëriti qëndrimin e tij  që nuk është gjeopolitike mosmarrja vaksinave ruse e kineze, por që ato nuk ndodhen në treg.

“Deri dje kënga ime thoshte që çdo mund të ndodhë jeton në Tiranë, sot do të thosha që jetojmë ne Evropë. Evropa ka nisur të mendojë dhe disa vende si Gjermania, që është lokomotiva e saj, ka nisur të hapë dialogun me Kinën dhe Rusinë. Duket e pabesueshme por e vërtetë. Është e paimagjinueshme që kontinentin më i pasur i planetit ndodhet në këtë situatë, ashtu siç duket e pabesueshme kur shpërthimi i pandemisë i kapi gafil të gjithë dhe gjunjëzoi të gjitha shtetet. Kështu është dhe me vaksinën. Duhet thënë që bota e zhvilluar ka thyer çdo rekord dhe parashikim për shpikjen e vaksinës për COVID-in. Sepse deri sot nuk është parë që një vaksinë të shpikej dhe prodhohej kaq shpejt. Kjo i atribuohet zhvillimit të teknologjisë e shkencës. Sot janë katër kompani bashkë me atë të fundit amerikane, të shtojmë dhe kinezen dhe rusen bëhen 6. Nuk jam aspak i bindur që mund të ndodhë, por çdo gjë mund të ndodhë në këtë Evropë. Ka rëndësi të bëjmë atë që duhet për njerëzit. Ka shumë njerëz që kujtojnë se mosmarrja e vaksinave kineze dhe ruse nga ne është çështje gjeopolitike. Vaksinat nuk kanë dalë në treg, nuk ka, në ç’sens? Janë shumë të vogla për nevojat e atyre që i kanë. Ku Evropa nuk ka vaksina sot të gjitha sasitë. Amerika nuk i ka stok vaksinat, prodhon vaksinon. Nuk është vaksina kineze që ka dalë në treg dhe ne s’po i blejmë. Për vaksinat do të lëmë çdo gjë tjetër, por nuk ka, nuk janë. Lufta që bëhet, është ajo të bëhet lufta për të marrë nga ata që kanë, që nuk i mjaftojnë atyre që i kanë”

Kryeministri theksoi se shumë shpejt presin me sigurimin e dozave të nevojshme të vaksinave, ndërsa solli në vëmndje që pjesa më e madhe e vaksinave është shpërndarë mes 10 shteteve, kurse 140 vende të botës nuk kanë bërë ende vaksinë.

“Jam krenar që nuk jemi në kushtet e atyre që nuk kanë bërë asnjë gjilpërë, edhe në Rajon. Kemi bërë vaksinimin e mjekëve, të atyre plus 80, por po ecim. 140 vende të botës nuk kanë bërë ende vaksinë. Para pak ditësh sasia më e madhe e vaksinës është ndarë në 10 shtete, është shumë pak. Evropa në këndvështrimin tim e ka të pamundur të vendosë një kusht të tillë. Evropa sot nuk ka të garantuara vaksinat e tjera nga kompanitë kineze dhe ruse, nuk i ka. Nga të gjitha vendet, përjashto Britaninë e Madhe dhe Izraelin dhe të gjitha vendet e tjera të kësaj hemisfere kanë tension. Izraeli vuri një bast, siç dinë vetëm hebrenjtë ta bëjnë. Nuk është e rastësishme që e kanë diktuar fatin e botës historikisht, Izraeli parableu përpara aprovimit me trefishin e çmimit Pfizer-in. Bëri një marrëveshje spektakolare për nga basti dhe nga rezultati, i doli basti dhe mori rezultatin. Në vendet e Gjirit janë pak më mirë se vendet e Evropës. A e mendoni dot ju që një vend si Arabia Saudite nuk ndihmon asnjeri, flasim për një nga vendet më të pasura të botës. Kam shumë besim që diçka do e bëjmë dhe do e bëjmë shpejt”.