Integriteti i kandidatëve, Meta thirrje partive: Në lista sa më pak biznesmenë

Në skadim të afatit të depozitimit të listave të kandidatëve pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, presidenti Meta, u bëri thirrje partive politike që në garën e 25 prillit të përfshijnë sa më shumë arsimtarë. Këto deklarata presidenti i dha nga Mësonjëtorja e parë në Korçë, ku dekoroi disa arsimtarë.

Nga Mësonjëtorja e Parë në Korçë, ku ishte i pranishëm me rastin e ceremonisë së 7 marsit, presidenti Meta i ka bërë dhe një herë thirrje partive politike që të përshijnë në lista sa më shumë arsimtarë dhe njerëz me integritet.

Presidenti vuri dhe njëherë theksin te rëndësia që paraqesin zgjedhjet e 25 prillit, në integrimin europian të vendin.

Këto qëndrime presidenti i dha nga Mësonjëtorja e Parë e gjuhës shqipe në Korçë, ku ishte i pranishëm me rastin e 7 marsit. Gjatë ceremonisë, presidenti dekoroi dhe disa arsimtarë.