Maneskin fitues të Sanremos, Ermal Meta në vend të tretë

Edhe pse për dy netë rresht Ermal Meta konsiderohej fituesi i festivalit të Sanremos në natën finale ishin Maneskin me “Zitti e buona”, ata që fituan edicionin e 71-të të këtij festivali. Në vend të dytë u rendit Fedez dhe Francesca Michielin me “Më thirr në emër” dhe në vend të tretë Ermal Meta “Një milion gjëra për të të thënë”, i cili mori dhe çmimin për kompozimin më të mirë muzikor.

Çmimi i Kritikës Mia Martini shkoi për Willie Peyote, ndërsa Çmimi i Shtypit Lucio Dalla shkoi për Colapesce Dimartino. Çmimi për tekstin më të mirë “Sergio Bardotti” në Festivalin Sanremo 2021 i shkon Madame për këngën “Voce”.

Mbrëmja e fundit e Festivalit Sanremo u hap me Bandën e Marinës ushtarake që interpretuan himnin Mameli.

Në skenën e Ariston përformuan live 26 këngëtarë, por edicioni i 71-të i Sanremos ishte i pazakontë, për shkak të kushteve të pandemisë  së COVID, dhe u zhvillua pa publik.