Parashikimi i motit: 7 mars 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Kthjellime e vranësira të lehta mbizotërojnë motin në veri dhe qendër këtë të diel, ndërsa më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore ku nuk do të mungojnë reshjet afatshkurtra në zona të izoluara. Mbrëmja dhe nata sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë gjatë mëngjesit duke shënuar deri -3 gradë në zonat malore, ndërsa mesdita, si pasojë e kthjellimeve nuk sjell ndryshim në vlerat maksimale të temperaturave; ruhet maksimumi prej rreth 15 gradë në disa qytete të Shqipërisë.

Era do të fryje e lehtë dhe për momente të shkurtra deri mesatare në territor, por mesatare deri e fortë në brigjet detare, kryesisht në jug ku paraditja do të ketë dallgëzim 3-4 ballë.