Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Poçaria në Farkë, mjeshtëria e prodhimit të tavës së dheut

Nga A2 CNN
7 Mars 2021, 12:25 | Sociale
Poçaria në Farkë, mjeshtëria e prodhimit të

Prodhimi i enëve të baltës mbërrin si traditë prej thellësisë së shekujve. Poçaritë në Shqipëri janë të rralla, por ka ende mjeshtra që prej baltës nxjerrin më të mirën, siç ndodh me 65-vjeçarin Bashkim Plaku.

Punishtja e tij vazhdon t’i rezistojë kohës dhe profesionisti me 45 vite eksperiencë vijon punën në Farkë të Tiranës.

Në këtë fillim pranvere natyra ka nisur të tregojë ngjyrat dhe bukuritë e saj, ndërsa në brendësi të poçarisë, Bashkimi tregon të plotë prodhimin e një tave dheu. Mjeshtri rrëfen sekretet e tavës së Farkës.

Bashkimi është përqendruar kryesisht tek enët që përdoren për ushqim, ndërsa dekorativet prodhohen në zona të tjera. Pandemia ka ndikuar edhe te kjo familje, por duket se tradita tek ta, nuk do të humbasë. Prej punës vjen edhe fitimi dhe kënaqësia, ndonëse lodhja dallohet qartë qëkur Bashkimi nis të latojë baltën, që herët në mëngjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë